
Sekretari i Departamentit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, tha se njoftimi i Francës se do të njihte një shtet palestinez çoi në prishjen e armëpushimit dhe bisedimeve midis Izraelit dhe Hamasit dhe e trimëroi grupin palestinez.
“Bisedimet me Hamasin dështuan ditën kur presidenti francez, Emmanuel Macron mori vendimin e njëanshëm për të njohur një shtet palestinez”, tha Rubio në një intervistë me Rrjetin Televiziv Eternal Word.
“Dhe pastaj vijnë të tjerë, vende të tjera që thonë: ‘Epo, nëse nuk ka armëpushim deri në shtator, ne do ta njohim shtetin palestinez’. Nëse do të isha Hamasi, do të arrija në përfundimin se nuk duhet të kemi një armëpushim, sepse mund ta shpërblejmë veten dhe ta paraqesim atë si një fitore”, shtoi Rubio.
“Pra, këto mesazhe, megjithëse kryesisht simbolike në mendjet e tyre, në fakt e kanë bërë më të vështirë arritjen e paqes dhe më të vështirë arritjen e një marrëveshjeje me Hamasin”, tha Rubio.
“Talks with Hamas fell apart on the day Macron made the unilateral decision that he’s going to recognize the Palestinian state … So those messages, while largely symbolic in their minds, actually have made it harder to get peace and harder to achieve a deal with Hamas. ” —… pic.twitter.com/Xt74bu7umF
— Department of State (@StateDept) August 8, 2025
Top Channel