
Një zjarr shpërtheu të premten në mbrëmje në xhaminë e kthyer në katedrale të famshme të Kordobës në Spanjën, një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s i vizituar nga më shumë se 2 milionë njerëz në vitin 2024, thanë zjarrfikësit për AFP.
“Zjarri është aktualisht nën kontroll, por jo i shuar plotësisht”, thanë zjarrfikësit.
Videot e postuara në mediat sociale treguan flakë portokalli dhe tym që dilnin nga muret e larta të monumentit.
Se me rompe el alma viendo a la Mezquita-Catedral de mi Córdoba arder. ¿Cómo ha podido pasar esto? pic.twitter.com/E1fv5rpBBX
— Emilio MM (@Emilio_M_M) August 8, 2025
Sipas ABC, zjarri u shkaktua nga një makinë pastrimi që u përfshi nga flakët rreth orës 9:00 të mbrëmjes.
AMPLIACIÓN | Declarado un incendio en la Mezquita de Córdoba https://t.co/NOSgUFB67F pic.twitter.com/RsYulMo4a6
— CORDÓPOLIS (@cordopolis_es) August 8, 2025
Xhamia-Katedrale e Kordobës është një xhevahir arkitektonik i ndërtuar nga emirët dhe kalifët Umajad midis shekujve të 8-të dhe të 10-të.
Ndërtimi i saj filloi në shekullin e 8-të nën emiratin e Abd al-Rahman I në vendin e një kishe të krishterë dhe më pas u zgjerua në faza të ndryshme gjatë katër shekujve në vijim.
Pas ripushtimit të krishterë në vitin 1236, ajo u shenjtërua si katedrale dhe iu shtuan elementë arkitektonikë katolikë, si faltorja e madhe qendrore në shekullin e 16-të.
Top Channel