Irani përshëndet marrëveshjen e paqes mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, por kërkon të mos ketë ndërhyrje të huaj pranë kufijve

09/08/2025 14:34

Ministria e Jashtme e Iranit përshëndeti të martën marrëveshjen e paqes të ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, por paralajmëroi kundër “çdo ndërhyrjeje të huaj” dhe çdo prishjeje të sigurisë pranë kufijve të vendit.

Irani mirëpret “finalizimin e tekstit të marrëveshjes së paqes nga të dy vendet” në Uashington dje, por “shpreh shqetësimin e tij për pasojat negative të çdo ndërhyrjeje të huaj, në çdo formë, veçanërisht pranë kufijve të përbashkët”, tha ministria në një deklaratë.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lamy gjithashtu përshëndeti “hapat e guximshëm” për paqen pas marrëveshjes së ndërmjetësuar nga SHBA-të midis Jerevanit dhe Bakusë për të “normalizuar” marrëdhëniet e tyre.

“Urime Armenisë dhe Azerbajxhanit për hapat e guximshëm të ndërmarrë në Uashington drejt paqes. E përgëzoj presidentin e SHBA-së, Donald Trump për rolin e tij jetësor në këtë zhvillim vendimtar”, shkroi Lamy në X, duke shtuar se Mbretëria e Bashkuar “është e gatshme të mbështesë paqen në Kaukazin e Jugut, me kusht që të dyja palët të respektojnë angazhimet e tyre”.

Top Channel