
Në një memorial të improvizuar për ushtarët e rënë në Sheshin e Pavarësisë në Kiev, Olesia Petrytska, 51 vjeç, ka folur për agjencinë e lajmeve Reuters.
Ajo është nëna e një ushtari nga qyteti Kremenchuk i Ukrainës i cili humbi jetën.
Duke folur për refuzimin e Presidentit ukrainas Zelensky për t’ia lëshuar territorin Rusisë, ajo thotë:
“Asnjë ushtar nuk do të pranojë të dorëzojë territorin ose të tërheqë trupat nga territori ukrainas”.
Pas saj, valëviten flamuj ukrainas me ushtarë të ndryshëm të shtypur mbi to.
”Mendoj se të gjithë këta flamuj nuk u vendosën këtu kot. Ato simbolizojnë jetët e dhëna për tokën ukrainase dhe për çdo familje”, thotë Olesia.
Lidhur me takimin e planifikuar të premten më 15 gusht midis Trump dhe Putin, ajo komentoi: “Ata do të takohen në Alaska? Vërtet? Kjo është absurde.”
“Ne kemi sakrifikuar gjithçka, dhe tani ata do të takohen? Më vjen keq, por kjo është qesharake. Nuk kam fjalë për ta përshkruar.”
Top Channel