
Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë vendim mbi seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtij vendimi, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë zbatuar aktgjykimin paraprak dhe ka shpallur të pavlefshme seancat e mbajtura nga data 27 qershor deri më 26 korrik 2025.
Tutje thuhet po ashtu se kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari nuk e ka respektuar aktgjykimin paraprak dhe ka urdhëruar kryesinë e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës të vazhdojë me pikë tre të rendit të ditës, që është ajo e votimit të kryeparlamentarit.
Kushtetuesja e ka limituar mundësinë e partisë fituese të zgjedhjeve për propozimin e kandidatit e njëkohësisht e ka kthyer votimin e hapur.
“Të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhjet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, thuhet në vendim.
Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar të gjithë deputetët e Kuvendit të jenë të pranishëm e të marrin pjesë në votim.
Krahas kësaj, gjykata u ka dhënë afat edhe 30 ditë që të tjera nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi deputetëve të konstituojnë Kuvendin.
Gjykata Kushtetuese e kthen votimin e hapur për kryeparlamentar, u jep 30 ditë kohë dhe limiton kandidaturën për kryeparlamentar në tre herë.
Top Channel