
Dy oficerë të policisë shtetërore janë qëlluar me armë në verilindje të shtetit të Pensilvanisë, ka konfirmuar guvernatori Josh Shapiro.
Sipas policisë shtetërore, efektivët u qëlluan teksa po i përgjigjeshin një thirrjeje emergjente dhe u transportuan menjëherë në spitalet lokale për trajtim.
“Rreth një orë më parë, në qarkun Susquehanna, dy oficerë të policisë shtetërore u qëlluan me armë. Po lutemi për shërimin e tyre,” tha guvernatori Shapiro.
Ngjarja ndodhi rreth 64 kilometra në veri të qytetit Scranton, Pensilvani. Shapiro e dha lajmin gjatë një aktiviteti ku po merrte pjesë pranë Filadelfias dhe deklaroi se do të nisej drejt vendit të ngjarjes.
“Ngjarja mbetet ende e paqartë dhe informacionet mbi autorin do të bëhen të ditura më vonë,” tha policia shtetërore në një deklaratë.
Senatori amerikan Dave McCormick, i cili përfaqëson Pensilvaninë, u shpreh se po e ndjek nga afër situatën.
Top Channel