
Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin në lidhje me zjarret ne vend.
Në përditësimin e sotëm, Mbrojtja thotë se gjatë orëve të fundit janë evidentuar 25 vatra zjarri, ndër të cilat vetëm një mbetet aktive.
Vatra aktive janë:
– Në malin mbi fshatin Dhivër, bashkia Finiq, është aktivizuar një vatër zjarri në sipërfaqe pyjore në lartësi, si pasojë e një shkarkese nga rrufeja, dhe po mbahet nën kontroll nga MZSH lokale.
Zjarre të shuar:
* Në fshatin Gryksh i Madh, bashkia Elbasan, ku në terren u angazhuan 5 mjete zjarrfikëse dhe rreth 70 forca nga të gjitha strukturat operacionale.
* Në fshatin Dhorës, njësia administrative Qendër Skrapar.
* Në fshatin Gurë-Lurë, Parkun Kombëtar Lurë, ku në terren u angazhuan rreth 60 forca.
* Në fshatin Daullas, bashkia Fier, ku u angazhuan 4 mjete zjarrfikëse dhe rreth 55 forca nga strukturat operacionale.
* Në fshatin Lusën, bashkia Kukës, ku u angazhuan rreth 30 forca.
* Në fshatin Blinisht, bashkia Lezhë, ku në terren u dislokuan 3 mjete zjarrfikëse dhe rreth 20 forca operacaionale.
*Në qytetin e Leskovikut, bashkia Kolonjë.
* Në fshatin Grudë, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Rrjoll, bashkia Shkodër.
* Në fshatin Ngjeqar, bashkia Roskovec.
Në terren u angazhuan 39 automjete zjarrfikëse dhe 375 forca operacionale.
Përsërisim thirrjen drejtuar banorëve, të tregohen të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë në kohë vatrat!
Top Channel