
Strukturat metalike dhe platformat e një lokali në pedonalen e Korçës janë prishur nga IKMT e Bashkisë Korçë pasi nuk kishte zbatuar urdhrin për lirimin e hapësirave publike.
Vendimi i bashkisë për heqjen e strukturave metalike apo pedanave në hapësirën publike në mënyrë vullnetare nga ana e bizneseve iu linte afat këtyre të fundit deri në datën 2 gusht.
Pas këtij vendimi vetë bizneset në këtë zonë morën masa për çmontimin vullnetar përveç subjektit ku u desh ndërhyrja e instancave.
Për këshilltarin e pavarur të këshillit bashkiak Lazion Pjetri kjo ndërhyrje nuk është shoqëruar me dokumentacionin përkatës ligjor nga ana e pushtetit lokal.
Bizneset e pozicionuara në pedonalen e Korçës kryesisht bare dhe restorante kërkuan shtyrje të afatit për vendimin e prishjes së strukturave të vendosura në zonë dhe heqjen e tavolinave.
Pas një takimi kryebashkiaku Filo dakordësoi që deri më 2 gusht të hiqeshin strukturat dhe deri më 17 gusht bizneseve tu lejohej mbajtja e tavolinave duke respektuar raportin, 25% me 75% në favor të hapësirave publike.
Top Channel