“Në zonat rurale jetohet më mirë se në qytete”, Artan Fuga: Modernizmi allasoj po përkeqëson jetesën? Mundet

06/08/2025 13:51

Nga Artan Fuga

Nga çuditë e historisë e së tanishmes në Shqipëri.
Nga shumë statistika që konsultoj më është formuar mendimi që pjesa dërmuese njerëzve në disa zona rurale mesatarisht jeton me nivel jetese më të kënaqshëm se mesatarja e popullsisë së qyteteve më të populluara.
Pse ndodh kështu?
Mendoj për këto arësye:
1. Të varfërit e zonës rurale kanë ikur që andej. Ose në qytet ose jashtë vendit.
2. Për rjedhojë kanë mbetur ata që kanë një lloj kamjeje, dhe mundësira.
3. Në qytete ka papunësi të tmerrshme dhe popullsia e rritur atje ka pak mundësi prosperiteti.
4. Popullsia rurale ka ndihmë nga emigracioni më të ndjeshme se ajo urbane
5. Disa arritje në zonën rurale janë më të lehta, p.sh. të bësh një vilë, kurse në qytet të zë tmerri nga cilësia e banesave në pallate
6. Këtu nuk po fus cilësi jete si mbrojtja nga zhurmat, pastërtia e ajrit, sasia e plehrave, stresi urban, kushtet e transportit, varësia nga të tjerët, llojet e profesione urbane tepër fyese shpesh, etj
Mund të them se ka disa parametra mirëqenieje në zonat rurale që më dalin më të mira se në zonat urbane, nga Tirana po se po.
Mos do të thotë kjo se modernizimi allasoj përkeqëson jetesën? Mundet!
Çfarë bëjnë sociologët dhe ekonomistët? Apo flenë si Adami në Eden!
Apo bëjnë doktoratura dhe marrin tituj:))
Po INSTAT-i, uf, apo bisedon me gjarprin si Eva!

Top Channel