Dosja “Bankers”! Gjykata e Apelit merr vendime të reja, zbuten disa prej masave të sigurisë për të akuzuarit

06/08/2025 10:36

Gjykata e Apelit ka marrë sot vendimin për të akuzuarit e dosjes “Bankers”, ku të përfshirë dyshohet se janë 10 persona.

Apeli ka vendosur zbutjen e disa masave të sigurisë, teksa “arresti me burg” për administratorin CEO-n Kinez HongPing Xiao dhe ish-administratorin Leonidha Çobo, nuk ndryshon.

Nga pesë masat “arrest shtëpie”, për njërën prej të dyshuarave ka ndryshuar, duke caktuar masën detyrim paraqitje për shkak të rrethanave familjare si nënë e një fëmije 2 vjeç.

Ndërkohë për tre persona u hoq masa “ndalim i daljes jashtë vendit” duke lënë në fuqi vetëm detyrimin për tu paraqitur në policinë gjyqësore.

Kështu sipas vendimit të Gjykatës së Apelit:

-Arrest me Burg:

Leonidha Çobo

Hongping Xiao

-Arrest në shtëpi:

Lianyi Wang

Ardit Kero

Flavia Capo

Kledi Xhani

-Detyrim Paraqitjeje:

Doina Goga ( iu hoq masa arrestit në shtëpi, caktohet detyrim paraqitje)

-Lihet ne fuqi Masa “detyrim paraqitje”, i hiqet  “ndalim largimi jashtë vendi”:

Majlinda Thana

Matilda Ibraliu

Erton Ademaj.

 

Top Channel