Deputeti i PD mbron pemën në Lushnje! Saimir Korreshi kundërshton aksionin për lirimin e hapësirave: Janë mbjellë para 30 vitesh

06/08/2025 15:15

Aksioni për Lirimin e hapësirave publike në Lushnje ka bërë bashkë qytetarët dhe opozitarët kundër prerjes së pemëve.

Në lagjen “Gafurr Muço’ policia bashkiake, IMTV dhe policia e rendit janë përplasur edhe me deputetin Sajmir Korreshi dhe këshilltarët e opozitës të cilët nuk lejojnë prerjen e pemëve. Ata pretendojnë se bashkia po pret pemët 30 vjeçare të mbjella nga vet pushteti lokal dhe se nuk kanë asnjë studim urban për zonën.

Këshilltari i republikanëve në këshillin bashkiak të Lushnjës, Ilir Marku thotë se do të bëjë kallëzim penal ndaj punonjësve të IMT bashkisë për prerjen e pemëve në pronën publike, e cila sipas tij është e ndaluar me ligj.

Kjo hapësirë e gjelbër është bërë e tillë nga një qytetar ish punonjës i gjelbërimit prej 20 vitesh. Sot ai proteston kundër prerjes se pemëve vlera e të cilëve thotë se është miliona lekë. Qytetari kërkon që pemët të shkulen edhe të mbillen në një vend tjetër, por kurrsesi të priten.

Policia dhe IMT në Lushnje ka dy javë që po punon për lirimin e hapësirave publike duke hequr fillimisht tendat dhe pemët nga hapësirat publike. Rasti i sotëm përbën kundërshtimin e parë nga opozita.

Top Channel