“Ata nuk munden të qajnë”, mjekja përshkruan vuajtjet e fëmijëve që po vdesin nga kequshqyerja në Gaza

06/08/2025 17:02

Fëmijët mund të vdesin nga kequshqyerja brenda dy muajve, ka paralajmëruar një mjek i një grupi bamirësie në Gaza.

Duke folur për Saima Mohsin të Sky News, Trish Scanlan, bashkëdrejtoresha mjekësore në Children Not Numbers, tha se fëmijët në përgjithësi “ishin të parët që u prekën” nga mungesa e ushqimit.

“Mund të kalosh nga një ushqyerje e arsyeshme në vdekjen nga kequshqyerja brenda dy muajsh”, tha ajo.

“Këta fëmijë po kalojnë vuajtjet më të jashtëzakonshme në ato dy muaj. Ata fillojnë duke ndjerë uri, pastaj fillojnë të ndihen shumë të lodhur. Pastaj, uria e tyre ndalet, por organet e tyre prishen, përfshirë kockat, gjë që është jashtëzakonisht e dhimbshme. Por ata nuk qajnë sepse nuk mund të qajnë. Dhe kjo vazhdon për dy muaj para se të dorëzohen. Duhet ta kuptojmë se kjo është tërësisht e krijuar nga njeriu”, tha ajo.

Ajo vazhdoi duke thënë se kjo mund të ndryshohej duke futur ushqim brenda.

“Furnizimi i ndihmave dhe ushqimit tani është mënyra më e mirë për ta parandaluar këtë tek fëmijët që ende nuk janë të kequshqyer në mënyrë akute.”

Top Channel