Një nga drejtuesit e mjeteve, që u përfshinë në aksident në rrethrrotullimin e Levanit, dyshohet se ka pësuar gjendje të fikëti dhe për pasojë ka humbur kontrollin.

Si pasojë e përplasjes së fortë, humbi jetën Luftar Braçja, me kombësi shqiptare dhe pasaportë italiane, ndërsa katër të tjerë mbetën të plagosur në gjendje të rëndë. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, pritet zbardhja e plotë e aksidentit. Në vendngjarje, duken automjetet e dëmtuara rëndë, si pasojë e përplasjes.

Top Channel