65-vjeçarja bie nga kati i tretë i banesës, dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor

06/08/2025 22:12

Një grua 65 vjeçe ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit, pasi ka rënë nga kati i tretë i banesës ku jetonte.

Ngjarja u regjistrua në lagjen 8 të qytetit, në një pallat pranë Spitalit Rajonal të Durrësit.

Sipas burimeve paraprake, dyshohet se gruaja ka rënë nga dritarja e tualetit, por ende nuk janë të qarta rrethanat që çuan në këtë fund tragjik.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Paraprakisht, burime policore bëjnë me dije se gruaja kishte probleme të shëndetit mendor.

Trupi i viktimës është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore.

Ndërkohë, pritet që dëshmitë e familjarëve të ndihmojnë në sqarimin e plotë të këtij rasti të rëndë.

Top Channel