
Të paktën gjashtë persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore ruse në Ukrainën verilindore dhe jugore, ndërsa katër persona kanë vdekur në bombardimet ukrainase të territoreve të pushtuara në rajonin e Luhanskut.
Forcat ruse fillimisht shënjestruan infrastrukturën hekurudhore në qytetin e Lozovës në rajonin e Kharkivit në Ukrainën verilindore, ku dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën. Disa ndërtesa gjithashtu pësuan dëme të konsiderueshme në zonat e banuara të qytetit, tha kryebashkiaku Serhiy Zelensky. Gazetarët e Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP ) në vendngjarje raportuan dëme të shumta përgjatë linjës hekurudhore, duke përfshirë vagona të dëmtuar dhe ndërtesa me dritare të thyera.
Nga ana e saj, Forcat Ajrore Ukrainase njoftuan se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore rrëzuan 29 dronë Geran-2 – një version rus i Shahed iranian – në pjesën verilindore të vendit natën e së hënës dhe mengjesin e të martës.
🇺🇦 At least three people were killed and twelve others injured in Russian strikes overnight targeting the Kharkiv region in northeastern Ukraine. Among the damaged targets were key railway infrastructures where a train driver was killed and four railway workers were wounded pic.twitter.com/In3iXuCLKW
— FRANCE 24 English (@France24_en) August 5, 2025
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se dhjetë persona u plagosën në Lozova, përfshirë “dy fëmijë”.
Këtë mëngjes, dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm rus pranë qytetit të Sumy, kryeqytetit të rajonit me të njëjtin emër në verilindjen e largët të Ukrainës. “Rreth orës 10 të mëngjesit, armiku sulmoi (komunitetin e) Pyshchan,” tha guvernatori rajonal Oleh Khryhorov në një postim në platformën Telegram, duke specifikuar se një “ndërmarrje bujqësore” ishte goditur dhe se “një operacion kërkim-shpëtimi është duke u zhvilluar”.
Dy persona u vranë në një sulm me dron rus në Zaporizhia, në juglindje të Ukrainës, sipas autoriteteve lokale. Në një zonë të rajonit Luhansk të kontrolluar nga trupat ruse, sulmet ukrainase vranë katër punëtorë në një kompani uji, tha udhëheqësi pro-rus Leonid Pashchenko në platformën Telegram. Dy persona të tjerë u plagosën në sulme, të cilat dëmtuan gjithashtu objektet e naftës, shtoi ai.
Forcat e armatosura ruse nisën 6,297 sulme me dronë kundër Ukrainës në korrik, një numër rekord që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, sipas një llogaritjeje të AFP bazuar në të dhëna nga autoritetet ukrainase.
Top Channel