Shpërthen bombola në Leskovik, 67-vjeçari përfundon në spital
05/08/2025 13:39
Një bombol gazi ka shpërthyer në Leskovik.
Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari që ndodhej në banesë.
“Rreth orës 13:00, në banesën e shtetasit Dh. N., 67 vjeç, dyshohet se ka shpërthyer një bombël, që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar 67-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rrezikut për jetën”, sipas policisë.
Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel