Mot i paqëndrueshëm, reshje shiu në disa pjesë të vendit! Ja sa pritet të shkojnë temperaturat
05/08/2025 08:06
Moti ditën e sotme pritet të jetë i paqëndrueshëm, me alternime vranësirash dhe kthjellimeve.
Gjatë mesditës pritet të ketë shtim të vranësirave, teksa në pjesën më të madhe të vendit nuk do të mungojnë shirat.
Temperaturat maksimale ditën e sot e pritet të arrijnë deri në 29 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi deri në 16 m/s, duke krijuar në brigjet detare 3 ballë.
Top Channel