16 vatra zjarri në 24 orët e fundit/ Aktive vetëm një në Skrapar, nën monitorim flakët në Parkun Kombëtar të Lurës

05/08/2025 10:20

Gjatë orëve të fundit janë evidentuar 16 vatra zjarri në territorin e vendit, një ndër të cilat mbetet aktive dhe një është nën monitorim.

Vatra aktive:
– Në fshatin Dhores, bashkia Skrapar, vijon puna në terren nga strukturat operacionale edhe ditën e sotme.
– Gurë-Lurë, Bashkia Dibër (Parku Kombëtar Lurë), zjarri është vënë nën kontroll, po monitorohet për t’u siguruar për shuarjen plotësisht të tij.

Zjarre të shuar:
* Në malin e Allushit, Bulqizë
* Në rrugën Delvinë-Kardhiq, njësia administrative Vergo, bashkia Delvinë
* Në fshatin Gumenicë, bashkia Selenicë
* Në fshatin Bolenë, bashkia Himarë
* Në lagjen Shijan, bashkia Delvinë
* Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë
* Në lagjen Nr. 2, njësia administrative Rrogozhinë,
* Në fshatin Qerret, bashkia Kavajë
* Në fshatin Kallmet, bashkia Lezhë,
* Në fushat e stërvitjes pranë stadiumit të KF Skënderbeu, bashkia Korçë
* Në fshatin Vashtëmi, njësia administrative Libonik, bashkia Maliq
* Në lagjen Çole, bashkia Vlorë

Në terren janë angazhuar 16 automjete zjarrfikëse, 142 forca operacionale dhe 15 efektivë nga FA, në koordinim të plotë me autoritetet vendore.

Top Channel