
Është arrestuar një 35-vjeçar në Elbasan pasi tentoi të korruptonte punonjësin e policisë.
Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.A., nuk ishte pajisur me autorizimin për përdorimin e targave të përkohshme që mbante automjeti në momentin e ndalimit.
Po ashtu 35-vjeçari u ndëshkua me masë administrative prej 1000 lekësh.
“Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur gjobën për mungesë dokumentacioni, arrestohet drejtuesi i automjetit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Nga verifikimet e kryera nga punonjësi i Policisë Rrugore, rezultoi se 35-vjeçari nuk ishte i pajisur me autorizim për përdorimin e targave të përkohshme që mbante automjeti në momentin e ndalimit.
Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen, shtetasi E. A. ka tentuar të korruptojë me një shumë parash, punonjësin e Policisë, për të shmangur masën.
Në përfundim të veprimeve administrative për shkeljen rrugore të kryer, 35-vjeçari u ndëshkua me masë administrative 1000 lekë, në bazë të gërmave a dhe d të pikës 1 të nenit 178 të Kodit Rrugor.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Top Channel