Shpërthen bombola e gazit në një pallat në Vlorë! Panik mes banorëve, dëme të shumta materiale
04/08/2025 14:39
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në lagjen “24 Maji”, ku një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme të shumta materiale.
Sipas informacioneve paraprake, bombola ndodhej në ballkonin e apartamentit kur ka shpërthyer, duke dëmtuar fasadën dhe pjesë të brendshme të banesës. Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, policia dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e shpërthimit.
Top Channel