Netanyahu merr vendim për pushtimin e plotë të Gazës: Ta çlirojmë nga tirania e këtyre terroristëve

04/08/2025 20:50

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu konfirmoi se është marrë një vendim për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke përfshirë operacionet në zonat ku mbahen pengje.

“Ne po angazhohemi për të çliruar Gazën nga tirania e këtyre terroristëve”, tha Netanyahu në një video-adresim të postuar në X.

“Shumë banorë të Gazës vijnë tek ne dhe thonë ‘Na ndihmoni të çlirohemi. Na ndihmoni të çlirohemi nga Hamasi’ dhe kjo është ajo që ne do të bëjmë.”

Zyra e Kryeministrit i përcolli mesazhin Shefit të Shtabit: “Nëse kjo nuk ju përshtatet, atëherë duhet të jepni dorëheqjen.”

Njoftimi vjen pas muajsh bisedimesh në Doha midis Hamasit, Izraelit dhe ndërmjetësve për të arritur një marrëveshje armëpushimi dhe pengmarrjeje, sipas Euronews.

Hamasi kërkoi që qindra kamionë me ndihma do të duhej të hynin në Rripin e Gazës që grupi terrorist të rikthehej në negociata, pavarësisht përpjekjeve të shtuara ndërkombëtare për të ofruar burime në enklavën palestineze.

Hamasi publikoi gjithashtu video gjatë fundjavës, duke treguar pengje të dobësuar dhe duke pretenduar se ata po vdisnin urie si pasojë e urisë së përhapur në Rripin e Gazës.

Top Channel