
E njohur si anija e shpresës “Bel Espoir” është një skunë historike me vela, e cila nuk është vetëm një dëshmi e mjeshtërisë detare, por edhe një simbol i shpresës dhe ringritjes sociale.
E ndërtuar në vitin 1944 në Svendborg, Danimarkë, nga kantieri detar J. Ring Andersen, ajo fillimisht shërbeu për tregti në Detin Baltik dhe më pas si anije peshkimi në ujërat e largëta të Terre-Neuve.
Në vitin 1968, ajo u ble nga shoqata franceze AJD (Amis du Jeudi-Dimanche), e themeluar nga ish-kapelani Michel Jaouen, me qëllimin për të ndihmuar të rinjtë me probleme sociale dhe varësi përmes praktikës së lundrimit dhe jetës në bord.
Që nga 26 marsi i vitit 1993, “Bel Espoir” është shpallur monument kombëtar lundrues në Francë dhe vazhdon të lundrojë mes Karaibeve dhe brigjeve të Francës, si një anije shprese dhe ringritjeje për shumë të rinj.
Top Channel