E rëndë në Devoll! Zetori del nga rruga dhe përmbyset, humb jetën 75-vjeçari

04/08/2025 11:37

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Menkulas në Devoll.

Një mjet tip zetori ka dalë nga rroga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi, 75-vjeçar, Hakim Lipe.

Mësohet se zetori është përmbysur në rrugë dhe ka zënë poshtë drejtuesin i cili ka humbur jetën. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave.

Top Channel