Hajduti lë rrugët e Durrësit pa drita! Grabiti kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve
02/08/2025 09:24
Një 35-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve.
Nga operacioni “Light” u arrestua A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Policia thotë se vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel