Fadroma pastron betonin e bizneseve, Rama ndan pamjet: Do të zhbëhen hap pas hapi derisa të vendoset kufiri
02/08/2025 11:48
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot pamje të tjera nga heqja me fadromë e subjekteve që kanë zaptuar hapësirën publike.
Nuk do hiqen vetëm ngrehinat e hekurit thotë Rama, por edhe platformat e turlillojshme nën to derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare.
“Sigurisht jo vetëm ngrehinat e hekurit, po edhe platformat e turlillojshme nën to, do të zhbëhen hap pas hapi, përditë e me durim, derisa të vendoset kudo kufiri që garanton lirinë e hapësirës komunitare dhe përcakton deri ku mund të shtrihen tavolinat, karriget e çadrat e njësive tregtare“-shkruan Rama krahas videos.
Top Channel