DETAJET/ Plagosi nënën disa herë me thikë, 26-vjeçari i papunë prej kohësh! 50-vjeçarja drejtoreshë shkolle, transportohet në gjendje kritike te Trauma
02/08/2025 18:40
Një plagosje është regjistruar këtë të shtunë në Maqellarë të Dibrës, teksa detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë.
I biri 26-vjeçar Itles Sula ka plagosur nënën e tij disa herë me thikë, duke e dëmtuar rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në banesën e tyre dhe e plagosura me iniciale N. S., është transportuar me urgjencë në Spitalin e Traumës, në gjendje kritike për jetën.
Raportohet se 50-vjeçarja është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest.
Itles Sula mësohet se kishte përfunduar studimet e larta, por ishte ende i papunë.
Gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, mëson se ai përballej prej kohësh me shenja të depresionit.
Top Channel