Ambasada Amerikane ndan njoftimin e rëndësishëm për vizat: Qëndrimi përtej afatit mund të ndikojë…
02/08/2025 11:35
Ambasada Amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim lidhur me përdorimin siç duhet të vizave amerikan.
Në njoftimin e ndarë në ‘Facebook’, Ambasada shkruan se duhen respektuar kushtet e vizës dhe afati i qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Është përgjegjësia jote të përdorësh vizën tënde në mënyrë korrekte. Respekto kushtet e vizës tënde amerikane dhe afatin e autorizuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi përtej këtij afati mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tënde për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara“-thuhet në njoftim.
Top Channel