Një situatë alarmante është regjistruar pasditen e sotme në Malësi të Madhe, ku disa vatra zjarri kanë shpërthyer në pak minuta në zonat e Rrëzës, Veshtit, Delajt dhe fshatit Jeran, në njësinë administrative Kastrat.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se gjatë ndërhyrjes për shuarjen e flakëve, një mjet zjarrfikës është përfshirë nga zjarri dhe është djegur. Pavarësisht vështirësive në terren, zjarrfikësit kanë arritur të lokalizojnë vatrat e zjarrit që u përhapën me shpejtësi për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Forca të shumta dhe disa mjete zjarrfikëse janë angazhuar njëkohësisht në zonat e prekura, me ndërhyrjen më të vështirë në fshatin Jeran, ku flakët rrezikuan jo vetëm sipërfaqe të mëdha me bimësi, por edhe banesa pranë tyre.

Theksojmë se zjarri tani është shuar.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta