
Media e njohur në Luksemburg, RTL Radio, i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, duke përshkruar Alpet deri në Dhërmi, Ksamil e Himarë, si një destinacin gjithnjë e më i preferuar.
“Nga Alpet Shqiptare në bregdetin Jon, kjo perlë e Ballkanit po bëhet një nga vendet më joshëse për t’u arratisur në Evropë. Në këtë kapitull të tretë, po njihemi me Shqipërinë, një vend që është në mes të transformimit nga një informacion i brendshëm në një pikë të nxehtë në hartën e pushimeve të Evropës.
Vendi ofron një larmi të jashtëzakonshme në një zonë të vogël, me natyrë shumë larg turizmit masiv. Në veri, në kufirin me Kosovën dhe Malin e Zi, shtrihen të ashtuquajturat ‘Malet e Nemuna’ ose Alpet Shqiptare. Rajonet e Valbonës dhe Thethit ofrojnë shtigje ecjeje përmes peizazheve spektakolare malore që duken mezi të prekura. Fshatrat e vegjël me shtëpi guri, lumenj të pastër dhe pamje panoramike e bëjnë zonën një parajsë për entuziastët e aktiviteteve në natyrë dhe ata që kërkojnë paqe“-shkruhet ndër të tjera në artikull.
Kryeministri Edi Rama e ka ndarë këtë artikull ku thotë se Shqipëria është “xhevahiri ballkanik që po kthehet nga një sekret, në destinacion qendror të hartës turistike europiane”.
“Shqipëria, nga Alpet në Rivierë, një udhëtim që të mbetet në zemër. RTL Radio në serinë e saj për destinacionet e pushimeve në Europë ka ndaluar në Shqipëri – “xhevahiri ballkanik” që po kthehet nga një sekret, në destinacion qendror të hartës turistike europiane.
Nga Alpet e Shqipërisë, deri në Dhërmi, Ksamil e Himarë, duke kaluar përmes Parkut Kombëtar të Vjosës dhe qyteteve UNESCO si Gjirokastra e Berati, kjo guidë e plotë u ofrohet pushuesve europianë për pushimet e tyre në Shqipërinë tonë”-shkruan kryeministri Rama krahas artikullit.
Top Channel