U fut në lumin Mat për të hedhur rrjetat, peshkatari nuk del dot më! Nisin kërkimet
01/08/2025 14:08
Një person është zhdukur gjatë peshkimit në lumin Mat.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ndërsa ka qenë shtetasi P. N., banues në Rrubik, i cili ka njoftuar se gjatë peshkimit në lumin Mat, shoku i tij, shtetasi D. Q., banues në Rrubik, është futur në ujë për të hedhur rrjetat e peshkimit dhe nuk ka dalë më në sipërfaqe.
Në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë. Gjithashtu, do të ndërhyjë ekipi i polumbarëve të RENEA-s, për të vijuar kërkimet në ujë, për gjetjen e shtetasit D. Q.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Top Channel