
Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar masa drastike për të gjithë ata që nuk lirojnë hapësirat publike, të zaptuara për bare, restorante apo parkime.
Në një bashkëbisedim live me ndjekësit në ‘Facebook’, Rama tha Tirana nuk është Teheran, dhe se qëllimi nuk është për të shkatërruar sipërmarrjet e vogla, por për t’i dhënë qytetarëve atë që u takon, hapsirën e tyre publike.
“Ka nga ata që ankohen që hoqët tendat mbeten karriget, është Tiranë nuk është Teheran, nuk kemi dalë me sulm për të shkatërruar sipërmarrjet e vogla, jetën mesdhetare të kafeneve etj, pro të vendosur kufirin, trotuari është i qytetarëve dhe një pjesë e tij mund të përdoren por me kufi”-tha Rama.
Kreu i ekzekutivit tha se duke studiuar qytete të tjera të mëdha si Barcelona apo Kopenhageni, po krijohet rregullorja e re kombëtare për hapësirat publike.
“Nuk mundet dot që të moshuarit të mos kenë mundësi të ulen se janë vendosur tendat dhe janë ngritur strukturat metalike dhe dikush ka vendosur një tra dhe të mbledhë lekët. Ka edhe nga ata që nuk marrin vesh. Po bëjmë rregulloren kombëtare që do vendosë qartë kufijtë. Kemi studiuar shumë qytete si Barcelona apo Kopenhageni”-u shpreh Rama.
Top Channel