Rruga nuk po pastrohet, në autostradën Tiranë-Durrës bizneset në shkelje të ligjit nuk po çmontojnë

01/08/2025 12:57

Nga data 1 gusht, do të nisë zbatimi i urdhrit të Kryeministrit për lirimin e hapësirave rreth rrugëve kombëtare.

Bizneset që kanë objekte apo materiale më pak se 20 metra nga aksi rrugor, rrezikojnë ndërhyrjen forcërisht nga IKMT dhe ARRSH, nëse nuk i largojnë vetë. Por si është situata një ditë para mbarimit të afatit në autostradën Durrës-Tiranë ku janë evidentuar 45 objekte për prishje?

Nga një vëzhgim në autostradën Durrës-Tiranë e kthim rezulton se shumica e bizneseve pranë rrugës nuk kanë nisur ende të çmontojnë strukturat apo të lirojnë hapësirat brenda 20 metrave nga aksi rrugor.

Afati për lirimin vullnetar përfundon sot, më 31 korrik, por reagimi nga subjektet private ka qenë minimal.

Megjithatë, shumë të tjerë duket se po e neglizhojnë afatin, ndonëse nga nesër do të nisin ndërhyrjet, që pritet të ndryshojnë ndjeshëm pamjen përgjatë rrugëve.

Në gjithë qarkun e Durrësit janë evidentuar, sipas IKMT Durrës, 199 objekte të cilat nuk e respektojnë distancën e lejuar.

 

Top Channel