
Qeveria zvicerane u shpreh e keqardhur ndaj vendimit të SHBA-së që vendosi tarifa prej 39% mbi importet zvicerane.
Sipas qeverisë, SHBA injoroi përparimit në bisedimet dypalëshe dhe “qëndrimin shumë konstruktiv të Zvicrës”.
Tarifa prej 39% ndaj kombit evropian është një nga më të lartat e njoftuara nga Shtëpia e Bardhë dhe është një rritje e konsiderueshme nga tarifa prej 31% e propozuar në prill.
Zvicra, një eksportuese e madhe farmaceutike, zhvilloi 88.4 miliardë dollarë në tregti dypalëshe me SHBA-në në vitin 2024. Metalet e çmuara dhe orët luksoze janë gjithashtu element i rëndësishëm i eksporteve zvicerane në SHBA.
Tarifa “devijon ndjeshëm” nga një projekt-marrëveshje që Berna miratoi në fillim të korrikut, për të cilën zviceranët thanë se ishte produkt i muajve të tërë diskutimesh me SHBA-në.
Megjithatë, qeveria theksoi se do të vazhdojë përpjekjet për të arritur një marrëveshje me SHBA-në.
Karin Keller-Sutter, presidentja dhe ministrja e financave të vendit, tha të enjten se nuk arriti një marrëveshje gjatë telefonatës së fundit me Presidentin e SHBA-së, duke shtuar se “deficiti tregtar është ende një çështje kyçe”.
Top Channel