Kina nuk kursehet në dënime, ndëshkim me vdekje për pesë drejtues të mafies së famshme të Myanmarit
Të paktën një punëtor vdiq dhe pesë kolegë të tij mbetën të bllokuar të enjten kur një bosht u shemb për shkak të një tërmeti në minierën më të madhe nëntokësore të bakrit në botë në El Teniente, Kili, tha kompania shtetërore që e drejton atë.
Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë goditi Rancagua, rreth 100 kilometra nga kryeqyteti i vendit, Santiago, të enjten pasdite, duke shkaktuar shembjen e një boshti dhe duke nxitur evakuimin e minatorëve nga objekti, tha kompania shtetërore CODELCO, prodhuesi më i madh i bakrit në botë, e cila drejton minierën.
Një punëtor humbi jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën, shtoi kompania, duke sqaruar se asnjë prej të lënduarve nuk është në gjendje kërcënuese për jetën.
? "Vamos cargando a los compañeros": así fue el escape de mineros tras derrumbe de mina El Teniente por fuerte sismo
?El derrumbe provocó que seis personas resultaran heridas con lesiones de diversa consideración. pic.twitter.com/U2Dz5QRmkZ
— 24 Horas (@24HorasTVN) August 1, 2025
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë pesë punëtorë të bllokuar, shtoi ai.
“Ne jemi tashmë në kontakt me disa prej tyre”, tha presidenti i CODELCO, Maximo Pacheco, për stacionin radiofonik Cooperativa.
Top Channel