Fluks i lartë udhëtarësh që dalin nga Shqipëria në Qafë Thanë, radha e pritjes 1 kilometër
01/08/2025 15:20
Fluks i lartë i automjeteve në dalje të Shqipërisë në Qafë Thanë.
Aktualisht është krijuar një radhë pritje prej 1 km, ndërsa të më të shumtë janë shtetasit e huaj dhe Shqiptarët e Maqedonisë të cilët kthehen nga plazhi.
Sipas tyre pritjet janë të gjata, ndërsa shkak është bërë pala maqedonase e cila nuk rakordohet me palën Shqiptare për të punuar me procedurë të përshpejtuar.
Sezoni i verës ka rritur kalimet në ketë pike te kalimit kufitar, sidomos për pushuesit të cilët vinë dhe ikin brenda ditës nga Shqipëria.
Top Channel