Më shumë se 237 mijë fëmijë në Shqipëri kanë përfituar nga Bonusi i Bebes, një program i nisur nga qeveria shqiptare në janar të vitit 2019, që synon të mbështesë financiarisht familjet e reja në momentin e lindjes së një fëmije.

Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet:
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë 🫶”

Bonusi i Bebes është vlerësuar si një nga politikat sociale më konkrete në ndihmë të prindërve të rinj dhe pritet të vijojë me të njëjtin intensitet edhe gjatë viteve të tjera.

Top Channel