Aksident në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”/ Dy makina përplasen me njëra-tjetrën, një i lënduar

01/08/2025 16:49

Një aksident është regjistruar në aksin rrugor “Vau i Dejës-Bushat”.

Dy makina u përplasen me njëra-tjetrën, e për pasojë u lëndua një person, pasagjer në një prej automjetet.

I lënduari, shtetasi me iniciale P.S., ndodhët në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:50, në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”, shtetasi M. K., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, si pasojë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. S.

Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi P. S., pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin R. S., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Top Channel