Ajola Xoxa në SPAK, zbaton masën ‘detyrim paraqitje’
01/08/2025 12:20
Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, SPAK.
Xoxa është paraqitur për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Sipas Prokurorisë së Posaçme, nga hetimet është zbuluar një mekanizëm i organizuar korruptiv, që ka lejuar kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa që të përfitojnë nga fondet publike për pasurim personal, përmes veprimeve të paligjshme dhe të kamufluara.
Top Channel