
Deputeti demokrat Dashnor Sula, në një intervistë për “Breaking” në Top Neës, shpërtheu bkundër numrit dy të Partisë Demokratike, Flamur Noka.
“Unë nuk them që të gjitha i bën Berisha, të gjitha të këqijat nuk i bën Berisha dhe as të gjitha të mirat nuk i bën Berisha. Sepse ka edhe staf. Ka edhe njerëz të tjerë aty. duke filluar nga sekretari i përgjithshëm, që për mua është fyerje ndaj demokratëve. Është fyerje e inteligjencës dhe e të gjithë respektit të demokratëve, që një figurë me këtë nivel mediokriteti të jetë numri dy i Partisë Demokratike.
Nuk kam asgjë me veriun, madje më shumë shokë i kam nga veriu. Por, nuk është normale që edhe numri 1, edhe numri 2, edhe numri 3 e me radhë, të jenë nga veriu. Sepse numri më i madh i votave dhe i deputetëve janë nga Shqipëria e Mesme dhe jugu. Aty brenda më pas janë krijuar lobime të vogla. Ata që shanë më shumë Foltoren dhe çfarë nuk kanë thënë, sot ulen nëpër tavolina duke ngrënë dhe duke pirë. Të shahesh dhe të trokasësh gotat e verës, kjo nuk shkon”, tha ai.
Top Channel