“Po hyn në territor të rrezikshëm”, Trump tallet me Medvedev: Ish-presidenti i dështuar rus të ketë kujdes me fjalët

31/07/2025 14:39

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka quajtur ish-presidentin rus Dmitry Medvedev një “dështim”, duke e paralajmëruar që të “marrë parasysh fjalët” dhe se po hyn në “territor të rrezikshëm”.

Ai tha gjithashtu se “SHBA-të dhe Rusia pothuajse nuk bëjnë asnjë biznes me njëra-tjetrën. Le të mbetet kështu”.

Postimi i Trump vjen në përgjigje të Medvedev, i cili disa ditë më parë tallte ultimatumin e presidentit amerikan drejtuar Kremlinit, në të cilin ai kufizoi ditët e afatit për përfundimin e luftës në Ukrainë, duke kërcënuar me “pasoja katastrofike ekonomike”.

Në të njëjtën kohë, Medvedev theksoi se Rusia nuk është as Izraeli dhe as Irani dhe se çdo ultimatum i ri është një hap drejt luftës jo me Ukrainën, por me SHBA-në.

Top Channel