Nga çështja “Gëllçi” dhe “21 Janari” te Kodi i Ri dhe Veliaj! Deklaratat e kryeprokurorit Dumani në takimin informal me gazetarët

31/07/2025 15:42

A ka patur apo jo nevojë kodi penal aktual për ta ndryshuar? A kishim nevojë për kod të ri penal?

Diskutimi duhet të kishte filluar me këto pyetje, këmbënguli Altin Dumani si kryeprokuror i SPAK, në kulmin e diskutimeve për draftin e ri të shpërndarë për konsultim publik.

Gjithsesi, Altin Dumani shpjegoi se ka nevojë për ndryshime për në vepra penale të caktuara, si dënueshmëria sipas llojit të drogës, ku për drogën sintetike të jetë ndëshkueshmëri më të rëndë se hashashi.

Por kur u pyet për draftin konkret Dumani tha se nuk e ka lexuar pasi SPAK nuk disponon ende një draft pasi nuk është përfshirë në diskutimet paraprake gjatë draftimit

Altin Dumani pati një përgjigje për një tjetër çështje Gëllçi kundër Shqipërisë, e fituar pjesërisht nga ish-funksionari në gjykatën europiane te të drejtave të njeriut.

Dumani shpjegoi se ka patur pasaktësi faktike nga avokatura e shtetit në lidhje me vetëdorëzimin, e Gëllçit që sipas dumanit është arrestim

I pyetur nga Top Channel nëse ka vepër penale në këtë rast, Dumani e interpretoi si mungesë koordinimi mes institucioneve për pasojë duke ju përgjigjur pyetjes shtoi se nuk ka vepër penale.

Kryeprokurori i SPAK deklaroi se ka 39 procedime penale nën shqyrtim për dyshimet e krimeve zgjedhore që janë vënë në lëvizje nga Task Forca e Posaçme.

Kur detajoi tipologjinë e kallëzimeve, Dumani i renditi si pretendime për asfalt elektoral, punësim në kundërshtim me ligjin dhe përdorim i administratës në zgjedhje dhe shitblerje vote. Por këto kanë rezultuar vetëm indicie të pa provuara në fakte

Me këtë arsyetim SPAK ka mosfilluar 43 çështje, prei të cilave janë ankimuar nga subjektet tre çështje por që të trija të fituara nga SPAK.

Në takimin of record me gazetarët, Altin Dumani tha se 21 Janari po hetohet me prioritet dhe se me mbylljen e hetimeve në dosjen Erjon Veliaj, është hapur një fraksion i ri.

Top Channel