Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur disa minuta më parë në autosatradën Fier -Vlorë.

Një motomjet teksa ka tentuar të parakalojë, është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë, trailer.

Si pasojë e përplasjes së fortë drejtuesi dhe pasagjeri i motorit kanë mbetur të lënduar.

Ata janë transportuar menjëherë drejt spitalit ndërsa në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Top Channel