
E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund krizës në Gaza është që Hamasi të dorëzohet, tha Trump
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu rikthye çështjes së Gazës, duke theksuar se zgjidhja më e shpejtë për krizën humanitare në rajon është dorëzimi i menjëhershëm i Hamasit dhe lirimi i pengjeve.
“Mënyra më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gaza është që Hamasi të dorëzohet dhe të lirojë pengjet”, shkroi ai në një postim në Truth Social.
Ndërkohë, i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, po takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Jerusalem, raportoi CNN.
Witkoff mbërriti në Izrael të enjten, një javë pasi SHBA-të u tërhoqën nga bisedimet për armëpushim në Gaza, duke akuzuar Hamasin për “besim të keq” në negociata.
Top Channel