Kultivonte kanabis në Mnelë, arrestohet 27-vjeçari, në kërkim një minoren bashkëpunëtor

31/07/2025 13:50

Kapet dhe vihet në pranga një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi është identifikuar nga hetimet si autor i dyshuar i kultivimit të 180 bimëve narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mnelë.

Punohet për kapjen e një 17-vjeçari, bashkëpunëtor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin qershor.

Procedohet në gjendje të lirë babai i 27-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën dhe ndaluan shtetasin P. N., 27 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet e kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se një bashkëpunim me një 17-vjeçar, kanë kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mnelë, të cilat janë janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin qershor. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.

Në vijim të veprimeve procedurale, u krye kontroll në banesën e shtetasit Z. N., 62 vjeç, babai i shtetasit të arrestuar, ku u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që 62-vjeçari e mbante pa leje. U referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 62-vjeçarin.

Top Channel