
Lumturia nuk është thjesht një gjendje emocionale, por lidhet drejtpërdrejt me disa hormone që trupi ynë prodhon natyrshëm.
Sipas ekspertëve, katër hormone luajnë rol kyç në ndjesinë e mirëqenies: serotonina, dopamina, oksitocina dhe endorfina.
Dopamina, e njohur si “hormoni i shpërblimit”, nxit motivimin dhe vetëvlerësimin. Ajo çlirohet kur vendosim dhe arrijmë qëllime të vogla, duke forcuar ndjenjën e arritjes.
-Oksitocina, e quajtur shpesh “hormoni i dashurisë”, lidhet me afërsinë dhe besimin. Kjo prodhohet përmes përqafimeve, gjesteve të kujdesit dhe lidhjeve të ngushta emocionale.
-Endorfina, nga ana tjetër, është hormoni që lufton dhimbjen dhe sjell ndjesi euforie. Ajo aktivizohet gjatë aktivitetit fizik, të qeshurave apo edhe përmes konsumimit të çokollatës së zezë.
Ekspertët theksojnë se rutina të thjeshta si ushtrimet, kalimi i kohës me njerëzit e dashur dhe praktika të mirënjohjes mund të ndikojnë ndjeshëm në përmirësimin e gjendjes shpirtërore dhe mendore.
Top Channel