Tre zjarre masive vijojnë të djegin pyjet në Portugali, 1500 zjarrfikës në terren duke luftuar avancimin e flakëve

30/07/2025 10:59

Një forcë prej 1,500 zjarrfikësish po lufton me zjarret në pyje që kanë shpërthyer prej ditësh në Portugali, ndërsa qindra të tjerë mbeten në gatishmëri, tha agjencia e mbrojtjes civile.

Në veri të Portugalisë, një zjarr i ashpër ka shpërthyer në parkun kombëtar Peneda-Geres që nga e shtuna dhe zjarri në pyllin Aruca që shpërtheu të hënën mbetet aktiv.

Tre zjarre të mëdha në Portugalinë qendrore u vunë nën kontroll gjatë natës.


Megjithatë, sot pritet të jetë një ditë e vështirë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, me erëra të forta dhe temperatura të larta që mund të arrijnë 40°C.

I gjithë territori portugez është në gatishmëri për rrezik “të lartë ose shumë të lartë” nga zjarret në pyje.

Top Channel