Tërmeti me magnitudë 8.8 në Paqësor, centrali bërthamor i Fukushimës evakuohet nga frika e Cunamit

30/07/2025 07:37

Punëtorët në termocentralin bërthamor të Fukushimës, në Japoninë lindore, u evakuuan pas një paralajmërimi për cunami, pas tërmetit të fuqishëm që goditi Oqeanin Paqësor pranë brigjeve të Rusisë.

Lajmi u konfirmua nga kompania operatore TEPCO.

“Ne kemi evakuuar të gjithë punëtorët dhe stafin tonë,” deklaroi një zëdhënës i TEPCO-s për agjencinë AFP, duke shtuar se “nuk është vërejtur asnjë anomali” në funksionimin e termocentralit.

Aktualisht, në centralin bërthamor Fukushima Daiichi janë duke u zhvilluar punime për pastrimin dhe çmontimin e objekteve, një proces që pritet të zgjasë për dekada, pas katastrofës së rëndë të vitit 2011. Atëherë, një tërmet shkatërrimtar i pasuar nga një cunami solli një nga aksidentet më të rënda bërthamore në historinë moderne.

Top Channel