
Nga data 1 gusht 2025 në Shqipëri do të aplikohet receta e re mjekësore në të gjithë sistemin shëndetësor publik dhe privat.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se ky model i recetës së re ‘ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekëve’.
Më tutje, kreu i qeverisë rendit modelet e recetës.
“Nga 1 gushti, Receta e re mjekësore hyn në fuqi në të gjithë sistemin shëndetësor, publik dhe privat.
Ky model i ri i recetës, ofron më shumë siguri për qytetarët dhe përmirëson ndjekjen e trajtimeve sipas rekomandimeve të mjekut;
Përcaktim i detyrueshëm i diagnozës për të udhëzuar saktë farmacistin
Mjekët do të kenë mundësinë te lëshojnë recetë mjekësore deri në 6 muaj, në rastet që pacientët do të kenë nevojë për trajtim afatgjatë
Emërtim gjenerik, dozë dhe mënyrë përdorimi si elementë të domosdoshëm për të shmangur keqkuptimet
Firmë dhe vulë nga farmacisti, si garanci për origjinën dhe sigurinë e trajtimit”, shprehet Rama.
View this post on Instagram
Top Channel