Përfshihet nga flakët kamionçina në aksin Levan-Vlorë, drejtuesi i mjetit shpëton pa lëndime
30/07/2025 11:05
Një mjet i tipit kamionçinë, në pronësi të një prej firmave të ndërtimit në qytetin bregdetar, ka marrë flakë gjatë lëvizjes.
Dyshohet se zjarri ka shpërthyer si pasojë e një defekti teknik, i cili ka shkaktuar një shkëndijë elektrike në autostradën Levan–Vlorë. Mjeti është shkrumbuar totalisht.
Në momentin e ngjarjes, në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i tij, i cili fatmirësisht ka arritur të dalë në kohë dhe nuk ka pësuar lëndime.
Nga kamionçina, megjithatë, nuk ka mbetur asgjë.
Top Channel