
Faza e parë e aplikimit për në universitet ka nisur. Deri më 3 gusht 20 mijë maturantë kanë kohë të përzgjedhin 10 programet e studimit që preferojnë mes qindra mundësish në të gjithë vendin.
Ndonëse është ende herët për të vulosur degët kryesore që pëlqejnë më shumë të rinjtë, prirja duket se vazhdon të jetë e njëjtë. Mjekësia mban vendin e parë të interesit të maturantëve.
Por a ka programe në risk të mbyllen për shkak të mungesës së aplikimeve?
Publikimi i listës së fituesve bëhet në datë 26 gusht dhe nga 29 gushti deri në 11 shtator maturantët kanë afat të regjistrohen si student.
Por për ata të pafatët në këtë periudhë, ka shpresë në raundin e dytë që mund të aplikojnë online në u-albania nga 20 deri në 22 shtator.
Dhe mundësia e fundit është faza e lirë nga 13 tetori deri në 24 tetor, në ato fakultete që ka vende të lira aplikimi bëhet pranë tyre.
Top Channel